• |
ide | kryesore

VIDEO/ A e dinte Rama një muaj më parë që Tahiri do të ikte jashtë vendit?

Lajme, Të fundit



Në 23 tetor të këtij viti Edi Rama mbajti përpara deputetëve dhe ministrave të tij fjalimin e famshëm të përjashtimit të Saimir Tahirit nga forumet e Partisë Socialiste. Kjo lëvizje vinte në kulmin e skandalit “Tahiri-Habilaj” dhe kur Prokuroria e Krimeve të Rënda kishte bërë kërkesë në parlament për arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm.
Këshilli i Imunitetit, Rregullores dhe Mandateve e kishte refuzuar këtë kërkesë të konsideruar si më të rëndësishmen nga organi i akuzës. Përpara votimit në parlament, Rama u rrek në një fjalim të gjatë të bindte shqiptarët se i kishin dhënë mjaft prokurorëve duke pranuar kërkesat e tjera që nisnin me autorizimin e prokurorisë për të mos lejuar daljen e ish-ministrit jashtë shtetit.
Në videon që sjell më poshtë lapsi.al Rama thotë se “u ka dhënë prokurorëve të gjitha mundësitë e nevojshme për kryerjen e një hetimi serioz, të thelle dhe shterues duke pranuar kërkesën për: dhënien e autorizimit për ndalimin e daljes jashtë shtetit; detyrimin për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore; ndalimin dhe detyrimin për qëndrimin në një vend të caktuar; garancinë pasurore dhe kontrollin personal dhe të banesës së deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, Saimir Tahiri”.
Një muaj më parë Rama dukej i bindur se organi i akuzës nuk do ta lejonte Tahirin të linte vendin. Këtë të premte ish-ministri fluturoi drejt Gjermanisë, për arsyet e tij duke konfirmuar se nuk ka asnjë pengesë për tu larguar jashtë vendit. Mosarrestimi i tij sipas prokurorëve do të ndikonte në prishjen e provave dhe mesa duket rrëzimi i asaj kërkesë ka bërë të pavlefshme “ofertën” me 5 pika që Rama u bëri prokurorëve. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *