• |
ide | kryesore

Pas “New Rules” zbulohet emri i projektit të ri të Dua Lipës

F1, Paparazzi



Ajo është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në arenën ndërkombëtare.

Dua Lipa ka paralajmëruar projektin e radhës, i cili pritet të vjen shumë shpejt.

“IDGAF” do të jetë kënga e shtatë e publikuar nga albumi më i ri i Lipës, e cila vepron dhe punon në Londër.

Kjo këngë do të pasojë hitin e suksesshëm të këngëtares së hiti “New Rules”, i cili deri më tani është shikuar mbi 638 milionë herë në YouTube.
Dua ka konfirmuar lajmin për mediat braziliane se së shpejti do të sjell këngën e re, e cila do të dalë në treg në fillim të vitit 2018.

Dua ka shpjeguar se videoklipi është ideuar ndërsa kënga flet për pikat e dobëta dhe të forta të vetvetes që luftojnë me njëra-tjetrën.

Ndryshe, këngëtarja aktualisht gjendet në shtetin argjentinas, ku merr pjesë si e ftuar speciale e koncerteve të bendit britanik, Coldplay.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *