• |
ide | kryesore

Vdes në spital 68-vjeçari nga Pogradeci, ra në kontakt me rrymën elektrike

Lajme, Të fundit



Një ngjarje rëndë ka ndodhur në Pogradec, ku një 68-vjeçar ka ndërruar jetë në spitali pasi ka rënë në kontak me rrymën elektrike ditën e sotme.

Më  datë 18.11.2017, jemi njoftuar se në Spitalin e Pogradecit është transportuar në gjendje të rëndë shëndetësore shtetasi A.M, 68 vjeç, banues në fshatin Zagorçan,” – thuhet në njoftimin e policisë.

Pas mbërritjes në Spital, ky shtetas ka ndërruar jetë. Nga të dhënat e para rezulton se shtetasi A.M, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike duke punuar me prizën e televizorit.

U ngrit grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *