• |
ide | kryesore

‘Benzi’ del nga rruga në Elbasan, plagoset shoferi dhe 3 pasagjerët

Lajme, Të fundit



Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Mjekës në Elbasan, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur katër persona.

 

 

Mësohet se makina “Benz” me targa AA 809 MJ, me të cilët udhëtonin 4 personat ka dalë nga rruga.

Si pasojë ka mbetur i lënduar vetë drejtuesi i mjetit Gazmir Kasa, 47 vjeç dhe pasagjerët, shtetasit A.K., 31 vjeç, L.D., 40 vjeç dhe I.K., 16 vjeç banues në fshatin Jagodinë. Të aksidentuar janë dërguar në spitalin kirurgjik Elbasan, dhe mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq, policia ka bërë të mundur shoqërimin e drejtuesit të automjetit Gazmir Kasa banues në fshatin Jagodinë, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *