• |
ide | kryesore

(FOTO) Grabitet teatri “Skampa” në Elbasan

Lajme, Të fundit



Teatri Skampa në Elbasan është grabitur gjatë natës. Mësohet se disa persona të paidentifikuar kanë thyer derën e pasme të teatrit dhe kanë grabitur një shumë të konsiderueshme parash që gjendej në kasafortë.

Dyshohet se është vjedhur një shumë e konsiderueshme parash, e cila është grumbulluar nga biletat e shitura për shfaqjen “Babai”, e cila ka një javë që luhet në këtë teatër. Kjo shton dyshimet se kjo grabitje ishte e planifikuar.


Policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen dhe për të gjetur autorët. Mësohet se policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë së bizneseve pranë teatrit për të identifikuar autorët.

©LAPSI.AL



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *