• |
ide | kryesore

Gjendet bomba e Luftës së Dytë Botërore në Piqeras, përmbante 30 kilogram eksploziv

Lajme, Të fundit



Banorët e fshatit Piqeras janë alarmuar kur në një sipërfaqe toke të mbjellë me ullinj, gjetën një predhë të vjetër. E gjatë rreth 1.2 metra dhe me peshë totale 70 kilogram, predha ishte ende e rrezikshme sipas policisë. Brenda saj kishte 30 kilogram eksploziv, dhe nëse do të ishte transportuar nga banorët e zonës mund të kishte shpërthyer. Fatmirësisht banorët njoftuan policinë dhe më pas ekspertët e ushtrisë kanë bërë shpërthimin e kontrolluar të saj.
“U njoftua Prefektura, Shtabi i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes , Qëndra e Emergjencave, Specialistët e Repartit të Xhenios të cilët kanë bërë të mundur shpërthimin e kontrolluar dhe pa probleme të municionit luftarak (bombë aviacioni shpërthyese e Luftës së 2 Botërore, me përmasat : 1.20 metër e gjatë me peshë totale 70 kg, ku 30 kg është sasia e eksplozivit)” thuhet në njoftimin e policisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *