• |
ide | kryesore

Trafiku i drogës/ Tjetër goditje nga mediat e huaja për Ramën

Kryesore, Lajme



Newsweek i kushtoi Shqipërisë sot një artikull të gjatë mbi problemin e drogës. Artikulli nis me përshkrimin e Edi Ramës si një politikan që i pëlqen veshja ekstravagante dhe që erdhi në pushtet në 2013-tën me qëllim shkatërrimin e krimit të organizuar, dhe pikërisht këtë bëri me luftën në Lazarat. Por kjo fitore e hershme ndaj trafikut të drogës, ku u kapën 71 ton kanabis, sipas Newsweek, rezultoi thjeshtë një fushatë marketingu politik.

“Fitoret e vogla ndaj trafikantëve të kanabisit janë zbehur nga ardhja e drogërave shumë më të rënda, si kokaina dhe heroina. Shqipëria, jo vetëm që është vendi me konsumin më të madh të kokainës në botë për popullsi, por edhe një eksportuese e rëndësishme në Europë. Kultivimi i kanabisit është shumë më pak fitimprurës për organizatat e mëdha kriminale, kur drogërat e forta e kanë vlerën në treg rreth 1000% më të lartë se kanabisi. Ky vend i vogël në periferi të Bashkimit Europian është duke i shkaktuar një shqetësim të madh diplomatëve, kryesisht pasi vlera dhe vëllimi i drogërave po i krijon krimit të organizuar shqiptar një prezencë brutale brenda BE-së.”

Për të provuar këtë, autorët e shkirimit, Vincent Triest dhe Will Nicole sjellin të dhënat e publikuara nga Departamenti i Shtetit Amerikan, Europoli, Agjencia për Vlerësimin e Krizave të Krimit të Organizuar dhe autoritetet italiane.

“219,000 hektarë tokë janë përdorur për të prodhuar kanabis në 2016-me rreth 754,000 bimë të identifikuara.”

Për t’i thjeshtëzuar këto të dhëna, gazetarët Triest dhe Nicole vendosin hektarët e tokës të prodhuara për kanabis mbi të dhënat zyrtare të Ministrisë së Bujqësisë për tokat bujqësore në Shqipëri, që janë rreth 566,000 hektarë.

“Me një llogari të thjeshtë matematikore del që 38.6% e tokave bujqësore të Shqipërisë përdoren për të kultivuar kanabis.”

Këto statistika nuk tregojnë rezultatet që Edi Rama premtoi.

Newsweek citon Lulzim Bashën, i cili problemin e drogës e sheh si distancues të Shqipërisë nga Europa.

“Ka shumë drogëra që janë kultivuar, që tani qëndrojnë në tunele, depo dhe magazina”, tha Basha.

“Nga ky vend që drogat trafikohen në Itali dhe vende të tjera evropiane.

Ky është një problem jashtëzakonisht i rëndësishëm për partnerët tanë evropianë, që vetëm largon Shqipërinë nga Europa, kur kemi ndërmarrë shumë iniciativa të tjera për të përmirësuar lidhjet dhe për të harmonizuar legjislacionin.”- shprehet kryetari i Partisë Demokratike.

Sipas Newsweek, grupet kriminale po krijojnë tregje të reja Holanda, për të trafikuar jo vetëm kanabis, por edhe drogëra më të rënda. Sipas Lulzim Bashës, miliardat e eurove të përfituara nga kanabisi dhe lidhjet me politikën shqiptare, organizatat e fuqishme kriminale po i përdorin për të fituar tregun për trafikun e këtyre drogërave të forta.

“Me miliardat e eurove të bëra përmes kultivimit të kanabisit, krimi i organizuar shqiptar ka përdorur të njëjtën rrugë, të njëjtën infrastrukturë dhe të njëjtat lidhje me politikën shqiptare, në mënyrë që të fitojë tregun për trafikimin e kokainës dhe heroinës brenda Evropës. Kriminelët shqiptarë tani kontrollojnë shpërndarjen e këtyre drogave, dhe kjo reflekton jashtëzakonisht keq në identitetin tonë kombëtar.”  Sipas Newsweek, tre raporte brenda BE-së pajtohen me këto fakte.

Këtyre ngjarjeve për të cilat Basha ‘frikësohej’, tashmë po ndodhin.

Newsweek citon deklaratën e fundit të ambasadorit të SHBA-së në Shqipëri, Donald Lu, që kërkonte kapjen e ‘peshqve të mëdhenj’. Sikurse përkthen Lapsi.al, krerët e mëdhenj të krimit në Shqipëri praktikisht duken imunë ndaj ndjekjes penale. Gazetarët Vincent Triest dhe Ëill Nicole shkruajnë se tensionet u rritën javët e fundit, kur ish-Ministri i Brendshëm i Edi Ramës, Saimir Tahiri, përfshihej në biseda të përgjuara telefonike nga autoritetet italiane.

Gjatë bisedës, kushëri i Tahirit, një trafikant i dënuar i drogës, duket se sugjeron që 30 mijë euro duhen ruajtur për “Saimirin”. Për t’i shmangur këto dyshime, Tahiri u përpoq të shfaqi pafajësinë e tij gjatë emisionit të Sokol Ballës.

“Disa ditë më vonë, zbulimi i 863 mijë eurove cash, që thuhet se i përkasin Tahirit, nuk përmirësojnë besimin e shikuesit. Në kohën e këtij shkrimi, Tahiri është në Gjermani, me paqartësi rreth imunitetit të tij nga ndjekja penale, duke e lejuar atë të largohet nga vendi.”- shkruhet në artikullin e Newsweek, që përkthen Lapsi.al.

Theksi vihet tek zemërimi i shoqërisë për mënyrën si njerëzit e tjeshtë që punojnë në këtë industri miliarda dollarëshe përbëjnë shumicën dërrmuese të të dënuarve për trafik dhe kultivim droge, ndërsa të pasurit dhe të fuqishmit nuk vuajnë pasoja të tilla.

Sipas Newsweek, të rrezikosh 5 vite burg për një ‘rrogë’ 400 euro në muaj, sa ç’paguhen punonjësit e thjeshtë në industrinë shqiptare të kanabisit, është e vetmja mundësi për të jetuar, pasi punë tjetër nuk ka. Këtë dëshpërim e fakton “dëshira e shqiptarëve për të emiguar, që është tejkaluar globalisht vetëm nga Haiti dhe Sierra Leona”.

Pjesa më e madhe e njerëzve që punojnë në industrinë e kanabisit nuk kanë asnjë dëshirë për të shkelur ligjin, pasi kjo bie qartë në kundërshtim me vlerat e tyre morale, por recesioni dhe varfëria nuk i lë zgjidhje tjetër. Kështu shprehet deputetja, Rudina Hajdari, shkencëtare politike e arsimuar e SHBA dhe anëtare e Komitetit të Punëve të Jashtme të Qeverisë Shqiptare.

Një pjesë e komunitetit europian ka shpehur shqetësime serioze për integritetin e klasës politike shqiptare. Shtetet e Bashkuara kanë bërë akuza të drejtpërdrejta për lidhjet me kriminalitetin. Newsweek shkruan se vetë shqiptarët akuzojnë vazhdimisht politikanët e vendit për korrupsion dhe abuzim të pushtetit.

“Zoti Rama nuk mund të quhet udhëheqës, kur në mandatin e tij si Kryeministër droga është kthyer nga një problem për vendin, në një pandemi kombëtare, e cila do të ndikojë përgjithmonë në qëndrimin ndërkombëtar të vendit të tij dhe në rrugën drejt pranimit në BE. Asnjë udhëheqës nuk do të ndikonte negativisht në jetën e elektoratit të tij. Nëse nuk fillohet të ndërrmeren menjëherë veprime, trashëgimia politike e zotit Rama do të jetë ajo e një njeriu që nuk mund të zbatojë politika dhe zgjidhjet e vështira me të cilat përcaktohet një udhëheqës i vërtetë.” – mbyll artikulli Newsweek.

Përshtati LAPSI.AL



8 Comments

  1. Ju palacot e Shqiperise qe si late njeri pa depersonslizuar ju felliqesira qe mbani emrin tradhetare ju qe i beni elozhe dhe bashkepunoni kunder Shqiperise.Si nuk u ngritet njehere te vetme qe te promovoni Shqiperine,si nuk bete nje editorial ne mbrojtje te saj.C,jeni ju ne te vertete? Ke perfaqesoni,? A keni dhene ndonje ndihmese per Shqiperine?Eshte koha per refleksion jo per leksion.Eshte koha per bashkim ,jo per percmim e percarje.Te gjithe se bashku te punojme per te lartesuar emrin e Shqiperise sone te dashur.Duajeni Shqiperine e punoni per te.j

  2. 新加坡Togel预测星期一2017年十一月20日欢迎光临香港预报网站Togel新加坡星期一20十一月2017为了节省在印度尼西亚的辛格尔爱好者的时间,我们与主togel释放新加坡Togel预测11月20日(星期一)

  3. Newsweek… ???? O gazetar .. trego nje here se cfare eshte ky portal ( se nuk eshte gazete) . Kush e ka hapur. Sa ndjekes ka . etj etj.

    Keshtu i jep nje ide me te qarte lexuesve se kush i shkruan keto gjera. Edhe une mund te hap nje portal ne gjermani . I ve nje titull pershembull “European news’ dhe shkruaj cdo lloj qelbesire mjafton qe ai qe e ka porositur te paguaj pershembull 1000 euro.

    1. tironc sa ish dhje rama ne kryeministri ,shko pastroi se habilajt e tahiri po ashtu nga overdoza ishin dhi.shko se roshi po te pret qe te ja qon te birin tet vjeq,ose gjelili pret motren tate per te ta fut ne pun si palla larse.

  4. lili shko ne qenef negjmije nga te nxorri roshi,balili,rama a tahiri e ha mut stalini,per ket ke le ne koperativen e zhelleve stalin.nuk po jua mbjelin roshet,doshet,frroket,ndoket,kanabisin thua e as habilajt e tahirit me olsin e rames dhe agronet e xhafes. por ata qe üaraqesin ket dukuri,vetem se ju vjen keq o lil kur shofin ramen e tahirin ne goj e kok duke te dhi.kush te ka faj lil qe duron brek roshi e xhelil.lilili po te pret i roshit zogu.

  5. ju jep rama palla,ju jep meta ngjala
    ju jep tahiri tritol edhe ruqi lesh
    qelbesirat nji miljon
    ende nuk e morren vesh.
    hej o ju shok ,kanabis tritol jemi mbushur krejt
    hej me ju perdhunu roshi,shullazi e doshi
    ju vjen se hani shtalba kollomoqi.

    ju ka rama derr ju ka ruqi thi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *