• |
ide | kryesore

Dezertimi i komandove shqiptarë, ambasada britanike: Veprime individësh, nuk ndikojnë në marrëdhëniet tona

Lajme



Katër komandot e Forcave të Armatosura, Ylber Tokrri, Aleksandër Shkulaku, Klevis Lamkaj dhe Reni Ajazi, do t’i nënshtrohen një gjyqi ushtarak në rast se arrestohen në Britani. Ata u arratisën pak ditë më parë nga stërvitja që po kryenin së bashku me disa vende të tjera në Malet e Zeza në Brecon të Anglisë.

Ndërkohë, deri në momentet që flasim nuk dihët vendndodhja e tyre. për këtë rast ka reaguar edhe ambasadës Britanike këtu në vendin tonë. Ambasada Britanike i cilëson krejtësisht individuale veprimet e komandove dhe sqaron se një gjë e tillë nuk do ndikojë marrëdhëniet e Mbretërisë së Bashkuar me FA.

Këto janë veprime individësh dhe që sado zhgënjyese, nuk ndikojnë marrëdhënien e fortë e të vazhdueshme mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Forcave të Armatosura të Shqipërisë”, – thuhet në reagimin e ambasadës britanike për BalkanWeb.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *