• |
ide | kryesore

Kokëdhima sulmon ‘diplomacinë ekonomike’ të Ramës: Këta janë të korruptuar, s’e bëjnë dot këtë punë

Lajme, Të fundit
koco-kokedhima-rama1-1-1463037653-6119255_1491911940-1798476.jpg



Ish-deputeti socialist Koço Kokëdhima sulmon sërish kryeministrin Edi Rama për nismën e qeverisë për diplomacinë ekonomike. Përmes një deklarate të lëvizjes ‘Zgjidhja’ e drejtuar nga Kokëdhima, thuhet se një qeveri e korruptuar s’mund të angazhohet në diplomaci ekonomike.

Kokëdhima e pyet Ramën se si mund të shkojë në takime të rëndësishme tregtare ambasadori ynë për të mburrur avantazhet e vendit tonë kur investitori i huaj e pret me gazetën e ditës në dorë me një artikull të ri skandaloz për Shqipërinë e mafias që ka blerë gjithçka, qeverinë, drejtësinë, tokat dhe zgjedhjet? Sipas tij, sot ambasadorët tanë kanë më shumë interes të fshihen sesa të dalin si karagjozë para investitorëve të huaj sepse nuk dinë çfare t’u thonë, aq e pamundur është bërë sot të mbrosh kauzën e investimeve të huaja në Shqipëri.

Rama këto katër vite u mor me hashash, kontrabandë, tendera e koncesione për oligarkët e tij, braktisi dhe injoroi totalisht ligjin, shtetin dhe shërbimin diplomatik, luftoi me bukën e gojës të gjithë ata që nuk u vunë në shërbim për vota dhe pushtetin e tij personal, të gjithë kundërshtarët e ata që mendonin ndryshe”, thuhet në deklaratën e Kokëdhimës.

©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *