• |
ide | kryesore

Mbretëresha Elizabeth thyen rekord, 70 vite martesë

Paparazzi, Slider



Është cilësuar si përvjetori i platinit, 70-vjetori i martesës, që nuk janë të shumtë ata që e arrijnë. Dhe pikërisht më 20 nëntor mbretëresha e Britanisë Elizabeth dhe bashkëshorti i saj Philip Mountbatten u lidhën në martesë, në vitin 1947, në kishën e Westminsterit në Londër.

Nusja ishte 21 vjeçe, e bija e mbretit George VI, ndërsa dhëndri 26 vjeç, një kushëri i largët i Elizabetës, që për t’u martuar me të hoqi dorë nga mbiemri i tij, u konvertua në religjionin anglikan dhe u bë shtetas britanik, duke dalë kështu nga linja pasuese e fronit të Greqisë dhe Danimarkës, si djali i vetëm i vëllait të mbretit Kostandin të Greqisë.

“Buckingham Palace”, në faqen zyrtare online, nxori njoftimin: “Për 70-vjetorin e martesës së mbretëreshës dhe dukës së Edinburgut, u realizua një fotografi e re zyrtare. Monarkët festojnë përvjetorin e tyre më 20 nëntor 2017. Fotografia e mbretëreshës Elizabeth dhe dukës Philip u bë nga Matt Holyoak, në “White Drawing Room” në kështjellën “Windsor”, më herët gjatë këtij muaji”.

Vdekja e parakohshme e të atit të Elizabetës, në vitin 1952, e bëri atë mbretëreshë, kryesuese të Kishës anglikane dhe të Commonwealth-it, ndërsa Philip mori rolin jo të thjeshtë të bashkëshortit të mbretëreshës.

Për përvjetorin e platinit të monarkëve, “Buckingham Palace” ka organizuar festime tepër private dhe shpërndau një fotografi të re të çiftit, përkatësisht Elizabeth 91 vjeç dhe Philip 97.

Elizabeth ka vendosur edhe rekorde gjatë qëndrimit të saj në krye të fronit britanik, duke u bërë mbretëresha më jetëgjatë në botë. Por, me këtë përvjetor, ajo shënon një tjetër rekord, si martesa më e gjatë në një mbretëri.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *