• |
ide | kryesore

Mbyllet me sukses Kongresi Multidisiplinar Mjekësor 3, i organizuar nga Spitali Amerikan

Stil



“Të gjithë në IMCA” ishte thirrja që shoqëroi eventin më të rëndësishëm të zhvillimeve më të fundit mbarëbotërore në mjekësi, në Shqipëri.

Një sukses i garantuar që prej fillimit të punimeve të IMCA 1, para 3 vitesh, i hapi derën dhe vulosi për të tretin vit radhazi arritjet e një eventi shkencor mjekësor me përmasa të mëdha. Jo pak e rëndësishme ngelet përfshirja e vëmendjes jo vetëm lokale, por edhe ndërkombëtare që ky kongres mori në 3 vite, për t’u përforcuar me një pjesëmarrje edhe më të madhe me figurat më të shquara nga mjekësia në Ballkan, Europë dhe kontinentet e tjera.

Çmime për punimet më të mira, vlerësime nga figurat më të shquara dhe përshendetje nga instancat më të larta shtëtërore me pjesëmarrjen e ministres së Shëndetësisë Zj. Ogerta Manastirliu për t’u përmbyllur me momentin aq të rëndësishëm të dekorimit nga Kryetari i Bashkisë Tiranë Z. Erion Veliaj, të Prof. Dr. Stefano Guidi, për kontributin e tij në mjekësinë dhe pacientët shqiptarë jashtë kufijve nga stafi i tij në Departamentin e Transplantit Palcës Kockore në Spitalin Karexhi të Firences, Spitali Qëndror për gjithë Toskanën.

Ky event i jashtëzakonshëm, i vetmi i këtyre përmasave në vendin tonë, mirepriti deri në 18 nëntor, profesionistët më të mirë në shëndetësi nga 20 vende të botës. Si asnjëherë më parë do të nderuan me pjesëmarrjen e tyre mbi 500 lektorë vendas dhe te huaj, profesorë të mirënjohur mbarëbotërorë, si dhe 2000 pjesëmarrës nga vendi, Europa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kongresi prezantoi 20seksione shkencore klinike, 5 workshope dhe Satelite Simposia, 2 forume infermierore, tavoline të rrumbullakët për studentët.

Për 3 ditë me radhë Shqipëria u kthye në qendrën e vëmendjes botërore të ekselencës në shëndetësi.

Ky kongres dëshmoi edhe njëherë rrugën dhe vendosmërinë e një institucioni privat mjekësor si Spitali Amerikan, për të udhëhequr dhe sjellë modele të të njëjtit zhvillim apo edhe më të lartësuar në fushën e mjekësisë moderne.

Mjekësisë në vend sot i rëndon edhe një gur i çmuar, aset për t’u koleksionuar dhe një traditë e vyer, siç është bashkimi i profesionistëve në Kongresin Multidisiplinar Mjekësor, së shpejti sërish në IMCA 4, organizuar nga Spitali Amerikan.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *