• |
ide | kryesore

Tallet Tavekio: Gabim që nuk e shkarkova Venturën në pushim të ndeshjes

Sport



Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit Carlo Tavecchio është shfryrë me tone të larta në konferencën për shtyp pasi dha dorëheqjen.

“Kam dhënë dorëheqjen si akt politik. Ua kam kërkuar këtë edhe anëtarëve të tjerë të bordit, por asnjëri nuk pranoi. Besoj se akuzat arritën në një pikë të pabesueshme. A kam unë faje? Po. Nuk ndërhyra në pushim të ndeshjes në Milano për të shkarkuar trajnerin” – u tall kreu i federatës italiane të futbollit.
“Ventura? E thashe dhe dje. Unë kisha zgjedhur Lipin, por ai nuk pranoi” – tha ai. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *