• |
ide | kryesore

Vangjush Dako i dredhon akuzës se ka bashkëpunuar me bandat

Lajme, Të fundit
gjushi.jpg



Vangjush Dako ka folur për të mos thënë asgjë. Pasi Lulzim Basha e akuzoi se ka rënë pre e përgjimeve të shërbimeve të huaja si njeri që u ka bërë favore bandave në këmbim të votave, Dako ka dhënë një përgjigje evazive.

Sipas tij është humbje kohe të merresh me Bashën dhe me PD, të cilët  “e kanë humbur thellë dhe më thellë (Durresin), duke rënë poshtë dhe më poshtë në gropën që janë munduar të më hapin mua“, ka thënë ai për Tema.

Dhe pa thënë asnjë fjalë për akuzën konkrete, Dako ka shtuar: “Me Lulzim Bashën jam i gatshëm të ballafaqohem në çdo studio apo shesh publik, për të gjitha ato që ai dhe altoparlantët e tij bërtasin për mua prej vitesh tashmë“.

Të njëjtin qëndrim pati mbajtur Dako edhe kur u tha se atij i kishte refuzuar vizën ambasada amerikane. Dako bëri një përgënjeshtrin por pa pohuar ose mohuar nëse kjo ishte e vërtetë. ©Lapsi.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *