• |
ide | kryesore

Vangjush Dako i përgjigjet Bashës: Opozitë pulash të lagura, jam gati të ballafaqohem me ty

Lajme
Vangjush-Dako.jpg



Kryetari i Bashkisë Durrës, Vangjush Dako ka reaguar pas akuzave të Lulzim Bashës, i cili tha se ai është nën hetim si i përgjuar me kriminelë. Për Dakon PD është një opozitë ‘pulash ta lagura’. Ai e fton Bashën në ballafaqim për këto akuza.

 “Me Lulzim Bashën jam i gatshëm të ballafaqohem në çdo studio apo shesh publik, për të gjitha ato që ai dhe altoparlantët e tij bërtasin për mua prej vitesh tashmë! E vetmja gjë qe nuk bëj dot për Lulzimin dhe partinë e tij është të fitojnë Durrësin, të cilin e kanë humbur thellë dhe më thellë, duke rënë poshtë dhe më poshtë në gropën që janë munduar të më hapin mua. Gjithë të tjerat me këtë lloj soji janë humbje kohe. Keqardhje për gjithë ata që dëgjojnë akoma Lulin dhe këtë opozitë pulash të lagura që bëjnë sikur janë ujq të tërbuar”, shkruan Dako.

Më herët gjatë ditës kreu i PD-së, Lulzim Basha denoncoi Dakon si të përgjuar me njerëz me rekorde kriminale të cilëve u kërkonte të blenin vota. Sipas Bashës, Vangjush Dako po mbrohet nga kryeministri Edi Rama, i cili tha kreu i PD-së, largoi prokurorin e Durrësit pikërisht për të mos hetuar Dakon.

©LAPSI.AL

 

 



1 Comment

  1. Pse kush eshte Edi Rama, bastard si Sali Berisha ,o Lapsi.Al , me real ne lajmet ,bazohuni ne arsyetim e logjike ne ligjet e shtetit mos u bazoni ne praktiken qeveritare te dallkaukut Sali.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *