• |
ide | kryesore

Vdes nga mbidoza një i ri në Tiranë

Lajme, Të fundit



Një i ri ka gjetur vdekjen në Tiranë pasi kishte marrë mbidozë heroine. Ngjarja konfirmohet nga policia e kryeqytetit, e cila thotë se  A.T., 32 vjeç, është gjetur i vdekur në një ndërtesë të braktisur në rrugën “Llambi Bonata”, në zonën e Kombinatit, ku edhe banonte.

Ai rezultonte përdorues i lëndës narkotike të llojit heroinë prej shume vitesh. Grupi hetimor, pranë kufomës gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 4 shiringa me age të freskëta. Nga veprimet rezultoi se, vdekja dyshohet se është shkaktuar nga overdoza e heroinës. Materialet hetimore do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, njofton Policia.

©LAPSI.al



1 Comment

  1. Te tjere do te vdesin keshtu, po konsumojne pafund kokaine dhe heroine… Se mos e kane te veshtire ta gjejne ne rruget e Tiranes. Ka plot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *