• |
ide | kryesore

Veshjet e Bleonës/ Gjokse dhe B… Pse nuk ka turp të duket shëmtuar?

F1, Paparazzi



Bleona Qerreti nuk ka më frikë të jetë vulgare. Ajo nuk tembet përpara asgjëje për të tërhequr vëmendjen rreth vetes dhe këtë e ka treguar edhe në “American Music Award 2017” që është ngjarja më e madhe e muzikës Amerikane, ku artistët vlerësohen me çmime për punën e tyre, por një rëndësi të veçantë i kushtohet asaj çfarë ata kanë veshur.
Sipas faqes online Anabel.al Bleona është prapë në listat e të veshurave më keq në çmimet AMA, falë veshjes të Laurel De Witt.

“Këmbët e saj të gjata, të drejta, gjoksi i ngritur dhe i plotë ishin vënë në pah si çdo herë tjetër, por mediat e huaja thjesht nuk duket të bien dakord me dëshirën e saj për të vënë në pah atë që i ka dhuruar natyra” shkruan Annabel.
Kështu këngëtarja që tërheq më shumë vëmendje me gjoksin dhe me të pasmet e saj sesa me zërin ka përsëritur “suksesin” e “American Music Award 2014” kur u shfaq përpara fotografëve e veshur vetëm me një rrjetë të tejdukeshme që i tregonte gjithçka. Edhe tre vite më parë ajo fitioi një vend të veçantë në listën e atyre që ishin veshur më keq gjatë ceremonive që prej kohës kur atio kishin nisur të zhvilloheshin. “Të futesh në listën e të veshurave më mirë është e kushtueshme dhe e vështirë. Por të jesh në listën e të veshurave më keq është shumë herë më e thjeshtë dhe në rastin e Bleonës, mënyra më e mirë për t’i kthyer aparatet fotografike drejt vetes”, ka komentuar Anabel në faqen e saj. Dhe kjo me sa duket i shkon mirë “skandaleve” të përsëritura të Bleona Qerretit, që bën gjithçka, nxjerr cica, bythë dhe më tepër se kaq, boll që të bier në syrin e fotogravëve. Pak rëndësi ka se çmimi që paguan për këtë famë, është përbuzia nga të gjithë atë që mendojnë se një grua vlen shumë më tepër se format e saj të rumbullakosura. Pak rëndësi ka se tashmë po shndrohhet në zakon renditje e san në listat e atyre që vishen keq e më keq.

©Lapsi.al

Siper me veshjen e vitit 2017, ndersa poshte me ate te tre viteve me pare

Linku me te gjitha veshjet e bleones ne AMA http://www.anabel.al/artikull/28938/bleona-po-e-detyron-boten-ti-ktheje-syte-drejt-saj-ne-menyren-me-te-pazakonte/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *