• |
ide | kryesore

13 prokurorët që i nënshtrohen vettingut të parët. I prin listës edhe Adriatik Llalla

Lajme, Të fundit
vetingu.jpg



13 janë prokurorët që po i nënshtrohen të parët procesit të vettingut. Aktualisht Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit po merret me dosjet e atyre që kandidojnë për Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. Sipas Ora Neës në listë është edhe kryeprokurori Adriatik Llalla.

Me short janë përzgjedhur më parë dhe dosjet për gjyqtarët e Gjykatës Kushtetueses, Gjykatës së Lartë.

Emrat nën vetting

PROKURORIA E PËRGJITHSHME

Adriatik LLalla

Rovena Gashi

Kosta Beluri

Anila Leka

Arben Dollapi

PROKURORIA E KRIMEVE TË RËNDA

Besnik Muçi

Gentian Osmani

Gentian Trenova

PROKURORIA E TIRANËS

Dritan Rreshka

Antoneta Sevdari

Shpëtim Kurti

Arben Nela

Atriatik Cama



2 Comments

  1. Antoneta Sevdari, eshte prokurore e paafte dhe e perdorur nga politika. Ju kujtohet rasti i Xhelal Mziut dhe arrestimi i tij ? Kjo prokurore perfaqesoi akuzen ne gjykim . Ne fund Xhelal Mziu mori pafajesi ne gjykaten e Apelit Tirane. Ju kujtohet rasti i pronarit te Agon Channel, italianit Francesco Becceti , ku gjykata Angleze nuk njohu dhe pranoi vendimin e gjykates Tirane me kerkese te kesaj prokurore . Ju kujtojme arrestimin e bujshem te tete inspektoreve dhe drejtuesve te njesise se mbikqyrjes se lojrave te fatit, ku prokurore ishte Antoneta Sevdari , te cilet fituan pafajesine etj etj. Pra, komisionet e Vetingut nuk duhet te merren vetem me parate qe kane dhene per tu emeruar apo tranferuar keta prokurore, pasurite e tyre etj, por me kerkesat dhe vendimet qe kane marre pasi ketu fillon burimi i veprtarise korruptive te tyre.

    1. I kujt është korrupsioni i prokurores që është sfilitur të çojë çështjen në gjyq apo i gjyqtarëve. Pafajësia e Xhelal Mziut eshte turpi i Drejtësisë Shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *