• |
ide | kryesore

Bruno Mars paditet për fotografinë e tij

Paparazzi



Bruno Mars është përfshirë në një çështje të vogël gjyqësore si pasojë e një fotoje të postuar në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet ai si imituesi i Elvis Presley. Catherine McGann, e cila ka paditur këngëtarin e njohur, ka thënë se ajo e ka bërë këtë fotografi të Brunos në vitin 1989, kur ai ishte 3 apo 4-vjeç dhe performonte hitet e mbretit të muzikës, Presley. MCGann ka thënë se ajo zotëron të drejtat e autorit të asaj fotoje kështu që ajo është shqetësuar kur e ka parë atë në të gjitha profilet e rrjeteve sociale të Bruno Mars.Në dokumentet e publikuara nga “TMZ”, fotografja tregon se ajo foto e postuar në muajin qershor ka marrë më shumë se 1.2 milionë pëlqime. MCGann pretendon se Bruno nuk i ka respektuar të drejtat e autorit. Ajo ka paditur Bruno dhe kompaninë e tij muzikore, “Warner Music”, për dëmet dhe përfitimet e bëra nga kjo foto.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *