• |
ide | kryesore

Deputeti i PD-së paralajmëron hapjen e një tjetër dosje tronditëse për mazhorancën

Lajme, Të fundit

Deputeti i PD-së, Edi Paloka paralajmëroi se shumë shpejt do të hapet një tjetër dosje për kryeministrin Edi Rama, ajo e kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako.

Në një mesazh në faqen e tij të ‘Facebook’-ut, Paloka shprehet se Vangjush Dako me Edi Ramën kërkojnë nga bandat që kur të vijnë zgjedhjet votat t’i sjellin tek ata, por në vazhdim ata keqpërdoren dhe keqtrajtohen nga bandat.

MESAZHI I PALOKËS:
Shume shpejte do te hapet dhe nje dosje tjeter per Edvin Ramen, ajo e Gjushit.
Kryetari i PD e akuzoi per bashkepunim me bandat ne Durres. Ne fakt Gjushi, ashtu si shefi i tij, eshte i keqperdorur, madje shpesh dhe i keqtrajtuar nga bandat. Po per te kjo nuk ka rendesi, rendesi ka qe kur vijne zgjedhjet, bandat t’i cojne votat Gjushit dhe Rames. Kaq ju duhet, pastaj keta qe rrine si te menderosur perpara krimineleve ordinere, fryhen si gjela ndaj opozites. Do ti shohim shpejte kur t’ju kenë rënë të gjitha puplat se çfarë soj trimash jane…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu