• |
ide | kryesore

EULEX përgjoi telefonatat e të fortëve me Ramën, detajet i nxjerr Berisha

Lajme, Të fundit

Nuk është vetëm Vangjush Dako, i regjistruar duke folur me kriminelë për tenderat e Bashkisë. Vetë Rama thonë demokratët është pjesë e dosjes së EULEX, që rastësisht duke përgjuar emra të njohur në botën e krimit, ka interceptuar kryeministrin e Shqipërisë. Sali Berisha thotë se ka detaje të këtyre bisedave.
“Por vet Noriega, edhe nga sherbimet e vendit, ne regjistrim aksidental eshte kapur ne lidhje dhe vepra kriminale, si psh tek i thote nje bashkebiseduesi se kerkon 10 milione euro per tenderin. Apo nje tjetri tel i thote se telefoni i tij (bashkebiseduesit) eshte ne pergjim. Ai eshte i regjistruar aksidentalisht gjate fushates elektorle duke biseduar me Milin e partise per probleme me interes per te dy palet.
Rama vete ka dijeni te plote per keto regjistrime. Fati i tij pra eshte ne duar te te tjereve. Kazani po zien. Kazanxhiu paste fatin e vet!” shkruan Berisha, që si zakonisht i referohet Edi Ramës me emrin e Noriegës, diktatorit të Panamasë.
“Ne disa nga keto regjistrime, vecanerisht ato te grupit te Xibrakes rezultojne te perfshire direkt dhe me lidhje shume intime, Edi dhe Olsi Rama. Keto regjistrime u jane dhene, perveç instancave qe drejtojne sherbimin e jashtem ne Bruksel, edhe disa prej sherbimeve te vendeve kryesore. Mbi bazen e ketyre pergjimeve ekziston nje debat i brendshem per qendrimet qe duhet mbajtur ndaj Rames dhe vellait te tij Olsi.
Shtoj ketu se, perveç Euleksit, implikimin e Rameve ne grupin e Xibrakes e kane dhe agjensi te dy partnereve kryesore” shkruan Berisha në statusin e tij në Facebook.
Një ditë më parë, ishte kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha që denoncoi implikimin e Vangjush Dakos në afera korruptive me të fortët e Durrësit. Sipas Bashës, në dosjen për Vangjush Dakon në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ekzistojnë përgjime të telefonatave mes tij dhe banditëve, të cilëve iu premtohen tendera prej miliona eurosh në këmbim të mbështetjes në zgjedhje.

1 Comment

  1. o derra e kazan,pleh,qelbesira nji miljon ZGJOHUNI:SE ENVERI JU BERI KAFSH ;RAMA PO JU BEN NEANDERTAL.AS HOMO EREKTUS POR HOMO bythqiris PO JU BEN

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu