• |
ide | kryesore

Farsa me konkurset/ Si u nda “tepsia” mes socialistëve për drejtorët e spitaleve

Kryesore



Për herë të parë, drejtorët e spitaleve në të gjithë vendin u shpallën me konkurs. Janë drejtuesit e 7 spitaleve rajonale, tre Qendrave Spitalore Universitare, “Nënë Tereza”, “Trauma” dhe “Shefqet Ndroqi” si dhe dy materniteve kryesore në vend, atij “Koço Glozheni” dhe “Mbretëresha Geraldinë”.
Në media u publikuan jo vetëm emrat e fituesve, por edhe të konkurentëve të tjerë, shoqëruar me pikët që fitoi secili. Por nëse i hedh një sy të shpejtë listës dallon aty ish deputetë socialistë, ish përfaqësues të PS në këshillat bashkiakë apo emra të emëruar më parë nga Rama dhe të konfirmuar edhe me konkurs, në të njëjtat poste. Krijohet ideja se menaxhimi i spitaleve është një dhunti e fshehtë e socialistëve siç ishin deri dje menaxhimi i drejtorive të patentave për çamët apo menaxhimi i hipotekave nga aktivistët e LSI.


Drejtor i Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza është rizgjedhur Enkelejdi Joti me 77 pikë. Ish drejtori i Top Channel u katapultua në këtë post nga socialistët dy vite më parë, pasi u largua nga puna, me një vendim të pronares Vjollca Hoxha. Emërimi u konsiderua një shpërblim për vitet e bashkëpunimit dhe mbështetjes që Top Media i kishte dhënë Partisë Socialiste në opozitë. Pa vënë në diskutim vlerat menaxheriale të Jotit, duket se konkursi nuk ka qenë një pengesë për ta rikonfirmuar në detyrë.

Drejtor i spitalit të Durrësit, është zgjedhur Alban Ramohitaj. Një biografi e shkurtër e ish kreut të këshillit Bashkiak të Durrësit mund ta lexoni në faqen zyrtare të Partisë Socialiste në internet.

Drejtor në Spitalin e Shkodrës është zgjedhur biznesmeni Vilson Masmalaj. Në 25 Qershor, Masmalaj ishte pjesë e ekipit të kandidatëve për deputetë në Shkodër. Një biografi e tij mund të gjendet lehtë në faqen e internetit të Partisë Socialiste.

Drejtor i Spitalit të Beratit u zgjodh Eduart Bejko. Ish deputeti socialist në këtë qark për legjislaturën e kaluar, Bejko u la jashtë parlamentit. “Konkursi” nuk e ka lënë jashtë posteve të rëndësishme në administratë. Eksperienca e  Eduard Bejkos në parlament kaloi pa u vënë re. Ai u identifikua si një prej deputetëve “memecë”. I vetmi që arriti ta çojë nga karrigia ishte Ben Blushi në një replikë që vështirë t’i kujtohet ndokujt.

Edhe në Dibër, konkursin e ka fituar një socialist. Drejtor i Spitalit të Dibrës është zgjedhur Spartak Koltraka, ish kandidat i Partisë Socialiste për këshillin bashkiak të qytetit. Koltraka ka fituar konkursin me 67 pikë, ndërsa rezulton të jetë një nga emrat e denoncuar nga opozita për blerje votash në zgjedhjet lokale të Dibrës. Koltraka më parë ka mbajtur postin e drejtorit të OSHEE dhe njihet si një aktivist i vjetër i Partisë Socialiste në Dibër.

Në Fier është zgjedhur Drejtoreshë e Spitalit Nevila Shuke, një tjetër aktiviste e Partisë Socialiste që prej vitesh mban poste të rëndësishme në administratë në këtë qytet. Shuke ka qenë e angazhuar rregullisht në fushatat e PS dhe është një militante e padiskutuar e partisë.

Drejtoresha e maternitetit Geraldinë është zgjedhur Eliona Demaliaj. Ndryshe nga kolegët e saj, doktoresha nuk ka asnjë lidhje me politikën. Gjithsesi menaxhimi i një klinike private që ofron të njëjtat shërbime, vë në dyshim etikën dhe përkushtimin e mjekes ndaj institucionit shtetëror, ku do të trajtohen nënat shtatzëna.

Sa i takon spitaleve të tjera rajonale, Gjirokastër, Korçë, Elbasan dhe Vlorë, Ministria e Shëndetësisë njofton se ka rihapur konkursin për drejtuesit e rinj për shkak se pjesëmarrësit në konkurs nuk përmbushin kriteret.

Edi Rama ka folur gjatë për “tepsinë”, për rëndësinë e qeverisjes i vetëm, për t’i dhënë fund një sistemi klientelist të emërimeve partiake në administratë. Por nëse keqpërdorimi i drejtorive arsimore, i atyre në bujqësi, në dogana, patenta etj i kanë pasojat në xhepat e qytetarëve, futja e duarve në sistemin shëndetësor ka të bëjë direkt me shëndetin dhe jetën e tyre. Kushtet e këqia në spitale përkthehen në më shumë vuajtje dhe rraskapitje për mijëra të sëmurë.

Për të mos llogaritur këtu ofendimin, zhvlerësimin dhe demotivimin që i bëhet një shtrese intelektualësh siç janë mjekët, përmes konkurseve të rreme që synojnë veç kontrollin e fondeve në spitale. Qindra mjekë janë larguar drejt Gjermanisë në dy vitet e fundit, duke e shndërruar hemoragjinë e bluzave të bardha në një fenomen të pandalshëm. Por në fund të fundit, situata e rëndë në spitale nuk është një realitet që i prek të pasurit e qeverisë. Ata, shërimin e gjejnë në klinikat private.©Përgatiti për Lapsi.al, Dorian Kodra



11 Comments

  1. Gjithe keta profesorat jane per te heq nga puna, gjithe jeten mjek dhe kur vjen puna ne testim del enkelejdi me i miri nga te gjithe,,, cudirat skane te mbaruar ne kete vend,,, budallalliku ka arritur kulmin dhe shitet sheshit per virtyt ,,,,

  2. Drejtori i “Shqefqet Nroqit”, Sonatorimut te Saukut, rikonfirmohet Perlat Kapisyzi, qe eshte burri i zv.ministres se Shendetesise, Mira Rakacolli. A ka me konflikt interesi se ky rast? Pra, konkurset e Edi droges dhe te asaj ministres qe e lidh bashkia….. me naltgjatesine e tij, paskan qene farse e shemtuar. Propaganda e te cmendurit qe na drejton eshte aq e shplare ne kohen e Facebook-ut, sa nuk i ben pune as sahanlepirja e Sandrit te Klanit, as Vjollca e kioskave neper Tirane.

  3. C’fare ‘Konkursi” more, thuaj Tender kush paguan me shume te xhepat e Rames ai/ajo behet Drejtor spitali.
    Dhe pastaj per te lare ato leke qe i dha Rames do filloje te punesoje me ryshfet e me leke njerez pa kriter duke perdorur Fondet e Investimeve per Fonde Pagash.
    Prandaj jane damell Spitalet nga ilacet, nuk gjen asgje. Gjithcka e blen pacienti vete.
    Kjo eshte “Shendetesia falas” e Ram bythqirit.

  4. i enveri ju ipte bar ne vend te bukes,rama u jep lesh si te ishin shpageti,popullit zhele e qelb .mbeturinave qelbesir te stalinit mish viqi,gici,dele e lope.kazanet i mbush me mbeturinat e tyre.popupull derr.nuk kuptuan 65 vite enver ,stalin ,spiro koleka, kristq e edvin e te kuptojn ruqi dhe xhafa edvin,edi e sajmir. per 25 vite.enveri ju ka qir rama po ju dhjen,tahiri ju jep ne goj e habilajt ne vesh,populli derr enveri kur nuk morri vesh.

  5. O ari or lamash i dhjere ne breke. Enverit ti dhe shoket e tu i rruajtet @@rin sa ishte gjalle dhe vazhdoni akoma tja rruani .Nuk e kuptoj se pse rama tall koqet me ju ,kurse ju nuk reagoni as me qader as me revolucionin proletar te teorit.

  6. Ngelem duke u marre me llogje kavaje po si nuk nxute mend more milet. E thjesh mos I votoni asnje plere si majtas e djathtas te zhdukennnnn hajdutettt

  7. Kjo tepcia paska qene hall I madh per te gjithe keta politikanet hajdute .Tani e kuptuan ku e kishte synimin e tepcise ky I Gjati ….. Shikun e mori , Prokurorine po e merr , kreun e komisionit te zgjedhjeve do e zevendesojne te na rroje
    I gjati me lugen ne dore. Rrofte Enverhoxha rrofte partia kumuniste e rilindjes sssss socialiste .

  8. Lapsi u mungon nje e dhene jo pa rendesi.
    Drejtoresha e re e “Mbretëresha Geraldinë” rastesisht është dhe gruaja e Ortakut Kryesor te ILIR BEQAJT

  9. Keto konkurset brenda PS-se zhvillohen se del qe vetem rilindas,ish deputete dhe ish ministra te Rilindjes i fitojne keto konkurse.Kjo eshte Shqiperia qe DUAN keta horra jo Shqiperia qe do populli.Qenka si portali i Nikolla Salces.

  10. Eliona Demaliaj, ish nendrejtoreshe e Maternitetit ” Mbreteresha Geraldine” eshte me shume lidhje ne politike: Eshte gruaja e ortakut kryesor te Ilir Beqaj-11 milione euro tendera te fituara nga rilindja. Vete Eliona eshte ortake ne biznes me Eglantina Germenjin. Ndrin materniteti kur vjen me makine 50000 Euro, me cante 8000 Euro, kepuce Ferragamo 2500 Euro. Lum Geraldina qe e ka!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *