• |
ide | kryesore

Foto/ Digjet makina e një polici në Vlorë, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

Lajme, Të fundit



Makina e një efektivi të policisë është djegur orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në Vlorë. Makina ka qenë e parkuar në lagjien ‘Pavarësia pranë palestrës se Mundjes. Një telefonatë rreth orës 03:10 e ardhur në sallën operative ka lajmëruar për djegien e mjetit.

Ndërkohë policia dhe zjarrëfikset kanë shkuar menjëherë pranë vendit të ngjarjes ku kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve të zjarrit, prej nga të cilat mjeti është dëmtuar pjesërisht në pjesën e përparme. Mjeti i djegur tip ”Benz” është në pronësi të shtetasit Z.Z. (punonjës policie në Komisariatin e Policisë Vlorës).

Dyshohet që zjarrëvënia të ketë qënë e qëllimshme pasi në pjesën e përparme tek motorri është konstatuar lëndë djegëse.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *