• |
ide | kryesore

Furnizonte gjimnazistët e Tiranës me ekstazi, arrestohet 30 vjeçari

Lajme



Policia e Tiranës godet një rast të shitjes së lëndëve narkotike në shkollat e kryeqytetitl. Në prangat e policisë ka përfunduar shtetasi Erind Krakulli, 30 vjeç, banues në Tiranë

“Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në bazë informacioneve të marra në rrugë operative që dispononte Seksioni për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në drejtim të goditjes së veprimtarisë të kundraligjshme në fushën e narkotikëve dhe drogave sintetike, psikotrope rezultonte se shtetasi Erind Krakulli, shiste lëndë psikotrope të llojeve të ndryshme, por kryesisht “Ekstazi, MDMA”, me klientelë pranë shkollave të mesme në qytetin e Tiranës” thotë policia në njoftimin për media.

Gjatë kontrollit fizik dhe në banesë iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 60 (gjashtëdhjetë) pilula të dyshuara si lëndë psikotrope (ekstazi), 1 krehër pistolete model 54, 4 fishekë luftarake model 54 dhe 1aparat celular i markës “Iphone 5”.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Tiranë për veprat penale të ‘’Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve ‘’ dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” parashikuar nga nenet 283/1 dhe 278 e Kodit Penal



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *