• |
ide | kryesore

Kamëz, i riu i reziston ndalimit, policja i hyn në grushta e shqelma (Video)

Lajme, Të fundit



Gjatë një arrestimi mbrëmjen e djeshme në Kamëz një punonjëse policie ka ushtruar dhunë ndaj një personi. Personi siç duket edhe nga video ka bërë rezistencë gjatë ndalimit, ndërkohë që polices i ka humbur durimi dhe ka nisur ta godasë. Mësohet se shtetasi është ndaluar për shkak se dyshohej se ishte shpërndarës hashashi, por sipas dëshmitarëve pas kontrollit nuk i gjetën gjë.

Prsh JOQ, para 20 minutash policia arrestoi nje djale tek kthesa e Kamzes, shikoje ca trajtimi policia e shtetit, me erdh me e kap e me e shkly per shalesh ate policen ordinere, ta haje dreqi s’kishte vra njerez ai djali. Me duket se dyshonin per hashash, por mesa mora vesh un, nuk i gjeten gje. Se kontrolluan perreth e u humbi dhe elektriku… Maksimumi kishte pire nje cigare hashash, por ne momentin qe donin ti vinin prangat djali u terhoq mbrapa. Pastaj e plasen aty mbi ato lulet. Ajo vajza e goditi edhe me perpara, po mu desh pak kohe te hapja celin.” – shkruan personi që ka dërguar videon në JOQ.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *