• |
ide | kryesore

‘Kjo është dita jote e fundit’, 49-vjeçari e godet me levë kokës shqiptaren pse nuk martohej me të

Lajme, Të fundit



Vërtetë makabër ka qenë dhuna e ushtruar nga një 49-vjeçari shqiptar kundrejt një tjetër shqiptareje në Angli. Si pasojë e goditjeve të rënda me leve kokës, Blerta Sulaj pësoi thyerje kafke si dhe lëndime të shumta në shtyllën kurrizore.

Sulasj kaloi rreth një muaj në spital si pasojë e dëmtimeve të rënda që mori. Ndërkohë Fatmir Stefasani do të akuzohet për akuzën tentativë për vrasje. Nga spitali, prokuroria ka marrë dëshminë e Blerta Sulajt, ku kjo e fundit ka deklaruar se ai i kërkonte që të martohej me të.

Ngjarja ndodhi disa muaj më parë në lagjen Fulham të Londrës në shtëpinë e Blertës. Megjithatë Fatmiri ka hedhur poshtë çdo akuzë që është bërë ndaj tij. 49-vjeçari e kishte kërcënuar Sulajn duke i thënë: “Kjo është dita jote e fundit” dhe më pas e goditi fort në pjesë të ndryshme të trupit. Blerta Sulaj dhe Fatmir Stefasani u takuan kur Sulaj ishte infermiere në vitin 2012, para se të shkonte në Angli një vit më parë në vendet e azilkërkuesve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *