• |
ide | kryesore

Mariah Carey firmos kontratë me “Roc Nation”

Paparazzi
mariah-carey-july-2014-billboard-650.jpg



Diva e pop-it, Mariah Carey po shpreson që kompania e Jay Z, “Roc Nation” ta kthejë atë përsëri në krye të klasifikimeve muzikore.“Page Six” ka mësuar ekskluzivisht se Carey ka firmosur kontratën me “Roc Nation” për të menaxhuar karrierën e saj, që pas heqjes nga puna të menaxheres së saj, Stella Bulochnikov, në fillim të këtij muaji.“Mariah po ndërron stafin e saj. Ajo ka marrë njerëz të rinj, asistentë, një avokatë dhe Stella nuk ishte aspak e lumtur për këtë situatë”, ka thënë një burim i brendshëm.Disa burime raportuan se balerini i Carey, Bryan Tanaka kishte marrë rolin e menaxherit, por në fakt roli i tij është si drejtori artistik.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *