• |
ide | kryesore

Në Shqipëri mbushi makinën me drogë, shikoni çfarë i bën policia greke (FOTO)

Lajme, Të fundit



Në mediat greke u publikuan fotot e makinës se një 60 vjeçari grek që tentoi t’i ikë policisë së vendit fqinj, sepse transportonte kanabis. Makina është e përplasur në anë të rrugës pas përpjekjes së trafikantit për t’u arratisur. Në mjet u gjetën 108 pako me gjithsej 118 kilogram marijuanë.


Për t’u habitur është se 60 vjeçari grek sapo kishte kaluar kufirin nga Shqipëria. Trafikanti e kishte blerë drogën në vendin tonë dhe kishte pasur një udhëtim të qetë në Shqipëri. Problemet për të nisën në anën tjetër të kufirit.
Mediat greke raportojnë se arratia e tij zgjati deri Amfilochia, ku e pati të pamundur të vazhdonte rrugën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *