• |
ide | kryesore

Olta Xhaçka në Afganistan, Edi Rama batuta për t’i ngritur moralin ushtarëve (VIDEO)

Lajme, Të fundit



Pas turpërimit që i bënë shërbimit ushtarak 4 dezertorët e arratisur në Britaninë e Madhe, Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka u shfaq mes trupave tanë në Afganistan. Ushtarakët dhe ministrja komunikuan me Edi Ramën përmes një video-bisede në Skype.
I ulur para kompjuterit, në zyrën e tij në kryeministri, Rama u tha ushtarakëve fjalët më të mira për shërbimin ndaj atdhetut. Kryeministri nuk i rezistoi dot batutave për praninë e Olta Xhaçkës mes ushtarakëve.
Një prej tyre, i tregoi Ramës një rregull të pashkruar në ushtri, ku thuhet se, “Komandanti që iku ishte burrë i mirë, por ky që erdhi është akoma më i mirë”
Por Rama e korrigjoi duke thënë se “Vetëm një gabim bëre, jo komandanti, por komandantja. Sipas meje, jeni brez me fat që kaloni nga komandantja tek komandantja. Nuk dua t’ju lodh më shumë. I takon ministres, që ju e quajtët komandante që të marri përsipër, që t’jua bëjë sa më të gëzueshme mbrëmjen që po afron atje. Nëse nuk do ia dali, ju lutem më shkruani në Shqipëriaqëduam.al” u shpreh Rama duke qeshur.

Video-biseda dhe udhëtimi i Ministres së Mbrojtjes drejt Afganistanit vjen pas dezertimit të 4 komandove që zgjodhën jetën e emigrantit në vend të asaj të ushtarakut.
Në një prononcim për mediat, babai i një prej dezertorëve tha se paga e ulët e shtyu të birin të dezertonte në Angli.
“Ai merrte një pagë minimale që nuk mjaftonte që ai vetë të jetonte si individ, e jo më të më dërgonte mua lekë apo të shihte të ardhmen e tij” tregoi babai i një prej komandove të arratisur. Buxheti për ushtrinë është afërsisht 0.8% e PBB, një nga buxhetet më të ulëta mes vendeve të NATO-s.



2 Comments

  1. Juve LAPSI u eshte thyer maja. Ai dezertori del qe ka qene edhe ne mision dhe e ka mbushur xhepin mire, prandaj lerini denglat. Pasi kthehen nga misioni gjejne varjante per tu liruar ose per tu arratisur per qefin e tyre dhe jo nga halli. Pyesni pak se sa leke kane marre per nje mision 6-mujor, pastaj hidhni shashka.

    1. pbaj-ju ka mbushur thaset me kanabis e mbeturina ushtarve si ty dhe as qe e dijn veten qfare jan.nga kokaina e kanabisi i rames dhe tahirit ju duket veja mbret .rama kujton se eshte mbreti i botes si ti qe e adhuron ,por e verteta eshte se esht qenefi i botes ku dhjen vuqiq,lu e vllahutin .keshtu ju duket vetja nga mbi doza.legen botror,qitjone botrore,jastek griselde,mushkonja,brek xhelili.mutin mjalt jua ben kokaina,perdhunimin ne grup nga roshet,balla e ndoket jua ben seks katershe me deshir.qelbesir kafsh ripdhjerje jeni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *