• |
ide | kryesore

Përgjimet/ Tahiri me makinën e Habilajve edhe në Itali

Kryesore



Saimir Tahiri nuk ka udhëtuar me automjetin e tij tip ‘Audi’ vetëm drejt Greqisë sikundër është shprehur publikisht në media. Por me makinën që i kishte shitur Habilajve ai ka lëvizur edhe në Itali.

Pasi dosja e plotë e përgjimeve të palës italiane është përkthyer dhe është dorëzuar në Prokurori, mësohet se ish-ministri i Brendshëm është kthyer një rast nga Italia me makinën të cilën e kishte shitur më parë. Konkretisht në një rast Habilajt i kanë çuar makinën Tahirit për t’u kthyer nga Roma drejt Shqipërisë.

Në total sipas dosjes së italianëve, ish-ministri i Brendshëm ka lëvizur gjashtë herë me ‘Audin’ të cilin e kishte shitur te Habilajt. ABC News mëson se dosja e përkthyer ka plot 1800 faqe material, ndërsa sipas grupit hetimor aty rezultojnë të përfshirë mbi 40 persona.

Pas publikimit të përgjimeve italiane, Prokuroria e Krimeve të Rënda nisi hetimet ndaj Saimir Tahirit dhe kërkoi autorizim nga Parlamenti për ta arrestuar. Por ky autorizim nuk iu dha. Ndaj Tahirit rëndojnë akuzat për ‘trafik ndërkombëtar droge’ dhe ‘korrupsion i zyrtarëve të lartë’. Deri më tani ai është thirrur njëherë në Prokurori për të dëshmuar, ndërsa prokurorët kanë ushtruar kontroll në banesën e tij.

©LAPSI.al



5 Comments

  1. Shume poshte ka rene propaganda e shqupit bashke me kazanxhinjte e shtypit qe i sherbejne . Levizjet e cdo personi me ose pa makine nga nje vend i shengenit drejt shqiperise nuk vertetohen nga pergjimet e muhabeteve ne telefon , por vertetohen nga sistemi TIMS ne kufi .

  2. Fake news… Genjeshter..
    Dokumenti i perkthyer nuk i ka shkuar akoma ne dore zyrtarisht prokurorise…

    Nga e nxorret ju kete xhevahir… apo si gjithmone .. shpif shpif se dicka do te mbetet.

  3. akoma doni fakte per tahirin ? sa banale. Te ishte nje tjeter ne vendin e Tahirit do te ishte kalbur ne burk tani. Kjo eshte drejtesija e padrejt e dale nga llumi ne te cilin do te mbyten vete ata qe e krijuan.

  4. Po kta parafolesit nuk duan fakte,duan ti zhdukin,o jan rilindas te punesuar,o jan polic te saje qorrit,bravo çunat e sajes,bravo.po do e haj thell saja dhe shum rilindas o Çuna,prisni dhe pak

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *