• |
ide | kryesore

Propozimi i ndërkombëtarëve: Zgjidhni një kryeprokuror të përkohshëm me shumicë të thjeshtë

Lajme, Të fundit



OPDAT dhe EURALIUS propozojnë që Kuvendi ta emërojë me shumicë të thjeshtë një kryeprokuror të përkohshëm derisa të ngrihet Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Mandati i Prokurorit të Përgjithshëm në detyrë përfundon në fillim të dhjetorit ndërkohë Këshilli i Lartë Prokurorisë, i cili është përgjegjës për emërimin e Prokurorit të Përgjithshëm ende nuk është themeluar.

Ndërkombëtarët thonë se mandati i kryeprokurorit aktual nuk mund ta zgjasë asnjë autoritet kushtetues pas skadimit. Opozita ka propozuar që mandati i kryeprokurorit aktual të shtyhet edhe për dy vite, por nga ana tjetër nuk dihet nëse socialistët do ta përzgjedhin në seancën plenare të 30 nëntorit kryeprokurorin e ri.

Debati për kryeprokurorin e përgjithshëm vjen në një moment kur mazhoranca dhe organi i akuzës nuk i kanë mirë marrëdhëniet, qysh pasi prokuroria kërkoi arrestimin e ish-ministrit socialist Saimir Tahiri. Nuk dihet nëse kryeprokurori i ri do të zgjidhet me një shumicë të thjeshtë ashtu siç propozojnë ndërkombëtarët, por nëse ndodh kështu mazhoranca ka shumicën në Kuvend dhe rrjedhimisht ka gjasa që prokurori i ri i përgjithshëm të vijë nga PS.

Një levizje e tillë mund t’i ulte ‘gjakrat’ mes mazhorancë dhe prokurorisë, si dhe mund ta ridimonsiononte ofensivën e organit të akuzës kundrejt çështjen ‘Tahiri’.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *