• |
ide | kryesore

VIDEO/ Gruaja turpëron burrin deputet: “Çfarë do thuash tani…”

Syri i Lapsit



Stephen Kinnock është një deputet laburist në Britaninë e Madhe. Ai fitoi në zgjedhjet e vitit 2015 në zonën e tij në Aberavon. Ai është martuar me ish-kryeministren e Danimarkës Helle Thorning-Schmidt e cila ka mbajtur këtë detyrë nga viti 2011 në 2015-ën.

Një dokumentar i BBC ka bërë shumë bujë në Britani pasi është transmetuar edhe një moment pikant kur po numëroheshin votat dhe rezultati nuk ishte ende i qartë. Kinnock do të jepte një intervistë për BBC, por gruaja e tij ka ndërhyrë duke i pëshpëritur se çfarë duhet të thoshte.

Mikrofonët kanë qenë të ndezur dhe çdo gjë është regjistruar. Thorning-Schmidt e pyet me ton: “Pse po e bën këtë tani? Pse? Çfarë do të thuash?” Kinnock i përgjigjet: “Umm… Nuk e di!” Ai e pyet nëse duhet ta anulojë intervistën. “Po. Duhet të presësh” – e mëson ajo. “Ti nuk di asgjë tani. Duket se kemi marrë një rezultat të mirë këtu që është e mrekullueshme. Thuaj vetëm këtë: “Më duket se këtu votimi po mbyllet. Shpresoj që shumë të rinj të kenë ardhur për të votuar. Shpresoj që kjo të jetë një shans i ri për Laburistët”. Thuaj edhe që “ne kelmoi luftuar për një fushatë pozitive”. Mbaje te fushata. Thuaj fjalë të thjeshta” – e mëson gruaja deputetin e ardhshëm.

Ai ka miratuar me kokë dhe më pas ka dhënë intervistën. Dokumentari i BBC me titull: “Laburistët, vera që ndryshoi gjithçka” ka shkaktuar mjaft polemika edhe për shkak të këtij momenti. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. Hahahh, nqs burri do kishte keshilluar gruan sdo kishte asnje problem po e kunderta qenka tragjedi dhe turp, eshte kryeminstrja e danimarkes per kater vjet normale qe ka nje mendim dhe pjekuri politike shume te madhe perderisa ka ufhehequr vendin me social ne bote nejse injoranca dhe maskilizmi vazhdojne te mbizoterojne

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *