• |
ide | kryesore

The Weeknd dhe Katy Perry fotografohen duke darkuar

Paparazzi, Slider
Top-Ten-The-Weeknd-Songs-FDRMX.jpg



Katy Perry dhe The Weeknd janë parë duke darkuar mbrëmjen e djeshme në Los Anxhelos. Sipas People, ata kanë hyrë veçmazi në ambientet e restorantit. Dhe, siç mund të pritet, kanë shpërthyer thashethemet mbi një romancë të dukshme. Perry ishte e veshur mjaft thjeshtë, me një fustan e pardesy bezhë. Arsyeja e takimit mes këngëtarëve mbetet e panjohur, por çdo gjë po i drejton fansat drejt romancës. The Weeknd po përjeton jo vetëm ndarjen nga Selena Gomez, por dhe rikthimin e saj me ish-in, Justin Bieber. Nga ana tjetër, Perry u nda para disa kohësh nga Orlando Bloom, me të cilin u lidh për një periudhë 10-mujore. Nuk përjashtohet mundësia që artistët të jenë takuar për punë, pasi mund edhe të jenë duke marrë parasysh bashkëpunimin për një këngë. Gjithçka, mbetet për t’u parë në vijim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *