• |
ide | kryesore

Ç’është ky nxitim për t’i marrë të gjitha pushtetet?

Blog



Edi Rama ndër vitet 1994-1997, kur shkruante në gazetën “Koha Jone”, thoshte se shqetsohej nga nxitimi dhe turravrapi i Presidentit Berisha për ti marrë të gjitha pushtetet në një dorë. Artikujt dhe intervistat e Ramës, sidomos në vitin 1996, vit kur Berisha u bë më i dhunshëm, pasi futi në fushën politike edhe SHIK-un e Gazidedes dhe Visho Ajazit, paralajmëronin se pushteti do binte dhunshëm. Dhe ashtu ndodhi në vitin e mbrapshtë 1996; PD-ja në pushtet vodhi zgjedhjet me 26 maj 1996, pasi kishte marrë gjithë pushtetet me radhë në pak vite. Dhe shkloi me vrap drejt vitit 1997, vit të cilin e dijmë se ç’tragjedi solli.

Natyrisht asokohe kishte edhe rrethane të tjera gjeostrategjike, që i dhanë një dorë me shumë rrëzimit të pushtetit, por duhet të mos harrojmë se pushteti presidencial në ato vite kishte fuqi edhe ekzekutive, ndonëse kishte qeveri. Pra drejtësinë e kishte nën kontroll, pushtetin presidencial po, ekzektuvi po, parlamentar po se po. Berisha nuk kishte pushtetin e medias së shkruar, pushtet i cili i doli përballë, dhe e rrëzoi.

Në ato vite, mes të gjithë të këqijave, kishte një të mirë; pushteti ishte autoritar, i dhunshëm, por jo i komanduar apo bashkëpunues me bandat dhe krimin e organizuar.

Edi Rama shkroi duke e goditur këtë mënyrë abuzimi me pushtetin. Ndaj lexohej në “Koha Jone”, asokohe, bile edhe kur nuk kishte më gazeta, shkrimet e tij si dhe disa autorëve të tjerë bliheshin të fotokopjuar.

Po sot në vitin 2017?

Edi Rama është kryeministër. Ndryshe nga viti 1996, kur kryeministri nuk kishte fuqi të madhe, tashmë Presidenti nuk ka shumë kompetenca, kurse kryeministri është i gjithëpushtetshëm. Më saktë fuqiplotë. Dhe si për dreq, Edi Rama është njeriu që e zotëron pushtetin, për të cilin shkruante dikur kundër Berishës.

Sot Edi Rama ka një mazhorancë parlamentare të blinduar me 78 deputetë, ka median nën kontroll, ka biznesin me të cilin bashkëqeveris, ka qeverinë; po merr Prokurorin e Përgjithshëm, po fut në kontroll gjykatat me Vettingun me marifet përfekt ndërkombëtar. I ka mbetur vetëm Presidenti që nuk e dikton dot. Por Kryetari i Shtetit me kompetencat që ia përlau pazari Rama-Berisha në mars 2008 me shumë është një Autoritet Moral e Kombëtar. Pushtetet ku firmoset, ku del lumë paraja e ku luten e falen e njerëzit e biznesit dhe ambasadorët, i ka Edi Rama. Pushtetin ku krimi përzihet me politikën e lartë e ka prapë Edi Rama.

Interesante do të ishte se si do të shkruante Edi i dikurshëm, intelektual dhe kurajoz, për Ramën e sotëm plot pushtet e arrogancë.



1 Comment

  1. Cfare eshte do i marre te gjitha pushtetet.Ai ne i merr i merr ne menyre demokratike dmth i fiton dhe ku eshte e keqja ketu.Demokracia eshte numer.Apo ke harruar qe gjyfgjtaret e prokuroret ne kohen e S.Berishes jane zgjedhur me vetem 71 vota dhe ajo 1 vote me shume se 70 ishte e blere nga K.Islami.
    Ky eshte realiteti.Ju e vute ne kushtetute qe jo 71 por as 84 nuk jane te mjeftueshme per te vendosur,por e deshet ne kufirin 94 vota .Ne se Ps.Do kishte 93 vota Ju do kishit kerkuar 105 vota os e140 vota.Kjo vetem kur ju nuk keni vota.E thashe ju ne se do kishi 71 vota do ishin mjaftueshem per cdo vendim,por as 71 nuk mund ti beni kurre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *