• |
ide | kryesore

Dosja ‘Tahiri’, konfirmohen 3 urdhër-arrestet. Mes tyre edhe Jaeld Çela, ish drejtori i Policisë së Vlorës (FOTO)

Lajme, Të fundit



Prokuroria për Krime të Rënda ka lëshuar tre urdhër-arreste për ish drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, të cilët dyshohet si të përfshirë në trafikun e drogës bashkë me ish-ministrin Saimir Tahiri. Burime të Lapsi.al thonë se mes këtyre zyrtarëvë është edhe Jaeld Çela, ish drejtori i Policisë së Vlorës.

Çela ka drejtuar policinë e Vlorës nga shtatori 2014 deri në prill të 2017, ndërsa më parë ka drejtuar drejtorinë e policisë së Durrësit.

Pas ardhjes së Fatmir Xhafës në krye të Ministrisë së Brendshme, Jaeld Cela u shkarku nga detyra dhe në Policinë e Vlorës u emërua Gentjan Shehaj.

©LAPSI.al 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *