• |
ide | kryesore

Kaos në Bollywood, kërcënohet një prej aktoreve

Paparazzi



Industria kinematografike indiane është në kaos, pas kërcënimeve për hakmarrje të dhunshme nga ana e një funksionari të partisë në fuqi Bharatiya Janata, rreth një filmi që ende nuk ka dalë.Politikani Suraj Pal Amu ofroi një shpërblim prej 1.5 milionë dollarë për këdo që do të arrijë t’i presë kokën aktores kryesore Deepika Padukone dhe regjisorit Sanjay Leela Bhansali të filmit më përfolur në Bollywood.“Padmavati” ka ndezur polemika, pasi trajton çështjen e martesës së një mbretëreshe hindu me një sundimtar mysliman.Padukone është një nga aktoret më të paguara dhe të famshme në Indi. Producentët e filmit e shtynë datën e publikimit, që ishte vendosur në 1 dhjetor. Duke folur në tubim publik, Amu tha se filmi nuk do të lejohet që të publikohet. “Padmavati” bazohet në një poezi epike të shekullit XVI, me të njëjtin titull, ku një mbretëreshë e guximshme dhe e bukur zgjodhi të vriste veten, që mos të kapej nga sulltani mysliman. Producentët e filmit dhe aktorët janë sulmuar dhe kërcënuar që në fillimet e punës së tyre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *