• |
ide | kryesore

Kasapi i Bosnjës shpallet fajtor për Srebenicën, gjykatësi e nxjerr nga salla

Lajme, Të fundit



Ratko Mlladiç u shpall fajtor për 10 nga 11 akuzat për të cilat po zhvillohej gjyqi ndaj tij në Hagë. Por para se të jepej vendimi me burgim të përjetshëm, i ashtuquajturi “Kasapi i Bosnjës” u nxorr jashtë sallës ku pritej vendimi për akuzat për krime lufte. Ish-komandanti i forcave serbe në Bosnjë i bërtiti gjyqtarit ndërsa ky po lexonte vendimin. Acarimi erdhi pasi gjykatësi refuzoi një kërkesë nga avokati i tij për të shtyrë seancën për arsye shëndetësore. I njohur si “Kasapi i Bosnjës”, Mlladiç është i akuzuar për genocid, krime kundër njerëzimit dhe krime të luftës, derisa pritet që vendimi të jetë dënim me burgim të përjetshëm.
Mlladiç akuzohet se është përgjegjës për ekzekutimin e 8 mijë burrave myslimanë në korrik të vitit 1995, që njihet si mizoria më e madhe e kryer në Evropë pas Holokaustit. Vendimi për Mlladiçin do të jetë gjykimi i fundit nga tribunali që ishte themeluar në Hagë në vitin 1993 për dënimin e krimeve të kryera në luftërat Ballkanike në vitet e 90-ta. Ndër të tjera Mlladiç, akuzohet për vrasje, torturë, dhunime, shfarosje dhe bombardime.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *