• |
ide | kryesore

Ky është shefi i krimeve të Vlorës, njeriu që bënte trafik droge me Habilajt (FOTO)

Lajme, Të fundit



Lapsi.al sjell foto të Gjergji Kohilës, ish shefi i Krimeve në Drejtorinë e Policisë së Vlorës. Ndaj tij Prokuroria e Krimeve të Rënda ka lëshuar urdhër-arresti si person i dyshuar për përfshirje në trafikun e drogës përmes grupit të Habilajve, dosje e cila implikon edhe Saimir Tahirin.

Për ish-ministrin e Brendshëm kanë nisur hetimet, ndërsa siç dihet Kuvendi nuk dha autorizim për arrestimin e tij. Bashkë me Gjergji Kohilën, urdhër-arresti është lëshuar edhe për Jaeld Celën, ish-drejtori i policisë së Vlorës, si dhe për Sokol Boden, ish-drejtorin e kufirit në Dhërmi. Për arrestimin e tyre nuk ka ende asnjë informacion.

©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *