• |
ide | kryesore

Lubonja: Politika ‘luftë bandash’ për të kapur Prokurorinë  

Lajme, Të fundit



Fatos Lubonja deklaroi se debati mes partive politike tani është një ‘luftë bandash’, për faktin se kush do të kapë Prokurorinë.

Duke folur në “News24” për debatin që ka mbërthyer kampet politike lidhur me Kryeprokurorin e ri, Lubonja u shpreh se Edi Rama synon të zgjedhë një prokuror me shumicë të thjeshtë, pasi synon që të ‘kapë’ edhe drejtësinë.

Lubonja është kundër sygjerimin të OPDAT dhe EURALIUS, se kryeprokurori i ri i përkohshëm duhet të zgjidhet me shumicë të thjeshtë. Sipas analistit, ky prokuror duhet të zgjidhet me kritere dhe të jetë i pranuar nga të gjitha palët.

“Rama synon të zgjedhë Prokurorin e Përgjithshëm me shumicë të thjeshtë. Ai ka strategji për të kontrolluar institucionet e drejtësisë. Për çudi, këtë versionin që kryeprokurori të jetë i përkohshëm e ka mbështetur edhe OPDAT dhe EURALIUS. Jam dakord që ai të ikë (Llalla). Por ky ‘i përkohshmi’, duhet të zgjidhet me kritere dhe të jetë i pranuar nga të gjitha palët. Këtë luftë e bëri opozita. Rama kishte si synim që ta kapte drejtësinë. Ajo reforma që u bë, ishte një grusht shteti në një farë mënyre. Me këtë lëvizje, është një lëvizje që do të krijojë shumë tension. Ku kemi dosjet e hapura, duam transparencë. Ku kemi dyshime se maxhoranca po mbron Tahirin. Jo vetëm që nuk krijon transparencë, por krijon idenë që drejtësia nuk i dihet se kur do të vij. Edhe prokurori Llalla nuk ishte me Berishën. Mos e kujtoni këtë. Visho Ajazai konsiderohej njeriu i Berishës. Por ai e caktoi në NATO (Rama). Ne nuk kemi qenë pas dere, por ama është e qartë që kemi një strategji për të kontrolluar institucionet. Edhe një prokurori dhe kryetari i SHISH, të Berishës, kur iku ky nga pushteti (Berisha), u kthyen me maxhorancës, dhe Ramën. Ky i do të gjitha plotësisht (Rama). Nuk ka ide që drejtësia të jetë e pavarur. Prova më e qartë është ajo që po ndodh me Saimir Tahirin. Ata bëjnë ‘luftë bandash’ me njëri tjetrin, se kush do ta kapë Prokurorinë. Por ne duam drejtësi.”, – tha Lubonja.



2 Comments

  1. Po terbohen komplet keta pseudogazetaret e qadres ,sepse drejtesine po e marrin ne dore amerikanet .Dihet nga te gjithe se amerikont nuk e rrujn @@rin per politikanet ,biznesmenet dhe analistet e pjerdhur shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *