• |
ide | kryesore

Merkel në fije të perit, kush nga liderët botërorë gëzon?

Planet



Liderët e politikës botërore Donald Trump, Emmanuel Makron dhe Vladimir Putin cilësohen nga analistët si disa prej liderëve që dëshirojnë largimin e kancelares Angela Merkel.

Angela Merkel nuk ka relata të mira me presidentin rus, por as marrëdhënia me Donald Trump nuk po shkon mirë. Sado janë takuar në konferenca globale, pas të qeshurës së shtirur të të dyve, asgjë nuk ka ndryshuar. Me presidentin e ri të Francës qëndron në mes ambicia e tij për të qenë ai lideri i Europës. Asnjëri nga këto tre liderë nuk do të mërzitej nga largimi i Merkel, me gjithë problemet që mund të shkaktonte për BE-në.

Gjatë 12 viteve në pushtet kancelarja e ka drejtuar Gjermaninë drejt çimentimit si fuqia më e madhe ekonomike e BE-së. Ajo ka mbështetur edhe refugjatët e luftës, duke e kthyer veten në ‘mbrojtësen e ndërgjegjes europiane’, por kjo e ka vënë në qendër të kritikës.

Dështimi i bisedimeve për koalicionin që do ta mbante në pushtet e ka futur në krizë. Rezultati mund të jenë zgjedhjet e reja vitin që vjen, ky do të ishte një zhvillim i frikshëm për vetë BE-në.

Gjermania po përballet me një krizë të thellë politike. Për herë të parë që prej krijimit të Republikës Federale në 1949, vendi nuk ka një shumicë për të qeverisur, dy muaj pas zgjedhjeve të përgjithshme. Të dielën e 19 nëntorit kancelarja Merkel dështoi të arrinte marrëveshjen mes konservatorëve të saj dhe liberalëve e të gjelbër për formimin e qeverisë.

LAPSI.AL



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *