• |
ide | kryesore

VIDEO/ PSG fiton me spektakël, Bayern me vështirësi

Sport



PSG dhe Bayern Munich që ndodhen në të njëjtin grup të Ligës së Kampioneve kanë arritur fitore në ndeshjet e së mërkurës në mbrëmje përkatësisht ndaj Celtic dhe Anderlecht. Francezët fituan 7-1 ndaj skocezëve të Celticut. Golat i shënuan Neymar (2), Cavani (2), Mbappe, Verratti dhe Alves ndërsa për miqtë shënoi Dembele.

Pas kësaj fitoreje PSG mban vendin e parë në grup më 15 pikë, 3 më shumë se Bayern Munich në vendin e dytë, që mposhti Anderlech 1-2 në fushën e belgëve. Golat për gjermanët i shënuan Lewandowski dhe Tolisso. /lapsi.al/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *