• |
ide | kryesore

Video/ Shikoni se si një ushtar qëllohet me armë ndërsa përpiqet të arratiset nga Koreja e Veriut

Syri i Lapsit



Komanda e Kombeve të Bashkuara të martën lëshoi një pamje dramatike të një ushtari të Koresë së Veriut që po largohej nga vendi i tij dhe u arratis në jug në zonën e Demilitarizuar javën e kaluar i cili u qëllua nga rojet e tij kufitare.

Videoja tregon momentet që ushtari i paidentifikuar, i cili mendohet të jetë rreth të 20-at,  mundohet që më një xhip të kalojë pikën e kontrollit të Koresë së Veriut, ndërsa ndiqet nga rojet që mbanin armë. Më pas ai e kthen xhipin në një hendek dhe pasi kapërcen gardhin, mundohet të vrapojë në këmbë përtej kufirit, por në atë moment qëllohet me armë nga disa ushtarë të tjerë.

Ushtari që u përpoq të arratisej u qëllua të paktën pesë herë dhe është në gjendje kritike për jetën në një spital të Koresë së Jugut, pasi u shpëtua nga ata. Ndërkohë që mjekët në Korenë e Jugut u shprehën të mërkurën se ushtari kishte  kishte rifituar vetëdijen pas dy operacionesh për t’i hequr plumbat nga trupi i tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *