• |
ide | kryesore

Xhafaj në gjurmët e Tahirit, sekuestroi makinat luksoze për teatër

Lajme, Të fundit



Një nga goditjet më të rëndësishme të aksionit policor të pagëzuar “Vjeshtë 2017” të Policisë së Shtetit, ka qenë bllokimi i disa automjeteve të blinduara në Tiranë në fund të muajit shtator.
Këto automjete, sipas njoftimit të policisë, kapnin një vlerë prej afro 1 milionë euro dhe dyshoheshin të ishin të trafikuara dhe pastrim të produkteve të veprës penale.
Por gati dy muaj pas kësaj goditjeje, Top Channel u interesua në Prokurorinë Tiranës nga ku mori konfirmimin se mjetet në fjalë i janë kthyer pronarit të ligjshëm
Ai është një shtetas kosovar, i cili i dispononte mjetet e blinduara konform rregullave dhe zotëronte të gjithë dokumentacionin e nevojshëm jo vetëm të posedimit, por edhe të mënyrës se si i kishte importuar dhe futur në vendin tonë, dokumentacion të cilin mund ta kishte verifikuar edhe policia përpara se ta publikonte goditjen e bujshme të radhës të “Vjeshtë 2017”.



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *