• |
ide | kryesore

Berisha zbulon kush i fsheh shefat e arratisur të policisë

Lajme, Të fundit



Me thirrjen “Breaking News! E pabesueshme por e vertete!” Sali Berisha ka nisur mesazhin e tij, atë që pret e gjithë Shqipëria nga “qytetari dixhital”. “Alban Çela, Gjergj Kohela, Sokol Bode dhe Jaeld Cela fitojne azil politik ne narkoshtetin e Shqiperise” shkruan Berisha në statusin e tij në Facebook. “Kur te gjithe shqiptaret po presin me zemer te ngrire para mediave prej 24 oresh arrestimin bazuar ne urdher arrestin e prokurorise te kater narkodrejtoreve, lajmet e fundit jane historike dhe unike. Ato bejne me dije se vete Noriega, se bashku me Fatmir dhe Haki Drogen, kane vendosur dhe iu kane dhene azil politik ne narkoshtetin e Shqiperise, kater te persektuarve politik per drogen, narkodrejtoreve, baroneve me uniforme te saj; Alban Çela, Gjergj Kohela, Sokol Bode dhe Jaeld Cela. Ata e moren kete vendim historik pasi bllokuan drejtesine per arrestimin e Saimir Tahirit, princit te zi te narkoshtetit” shkruan ish kryeministri, duke ironizuar situatën ku ndodhet pasarëdhësi i tij Edi Rama.
Të tre policët janë në arrati pasi u shpallën në kërkim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Dyshohet se aksioni u dekonspirua, megithëse Ministria e Brendshme e ka mohuar një fakt të tillë.



8 Comments

  1. Aman prap ky me “denoncimet” e tij qe ja jep qytetarit te tij dixhital per t’ia serguar prap mbrapsht per ta shitur para publikut si “informator”.

  2. Ik ti me gjith at qytetarin tend digital se ke cmend dynjan. Vetem informacione te pabesueshme thua dhe kurrsesi nuk ti beson njeri.

  3. Ky ka mesuar te perdori FB kur te tjeret e lan. Mir qe di te bej ndonje status se jan kto portalet qe te marrin seriozisht cdo gje qe shkruan ti.

  4. Vazhdon dhe i ben dem ketij vendi. Kur ishee ne politik vetem vidhje dhe vrisje. Tani shpif e mashtron. Ke mbet i njejti ..

  5. Ngadale,more te bekuar komentues/se,qenkeni thirrur me urgjence,per te mbrojtur keta trafikante /,polica,te cilet prokurorija e krimeve te renda,nuk po i gjen kerkundi,per t’i arrestuar,per veprat e tyre kriminale!A jeni ju ,nga ata qe duan te mbrojne krimin ne Shqiperi,a jeni ju ata qe kriminelet duan te lihen te lire,per rte vijuar krimet e tyre? Fajin,qe keta “police te larte”kane trafikuar droge,ja u ka Saliu?Apo e ka fajin ministri Italian,qe ja dha ne dore listen me te gjithe trafikantet “police”te larte e te mesen,Fatmir Xhafes?Thirrini,more te mjere,mendjes,e mos u beni vegla te shemtuara,per pese “aspra”sic thuhet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *