• |
ide | kryesore

“Koreja e Veriut do reagojë ndaj Trump, presidenti do të ndryshojë retorikë”

Planet



Koreja e Veriut mund të forcojë strategjinë e saj në përgjigje të ofendimeve të Presidentit amerikan Donald Trump drejtuar liderit Kim Jong Un, ka paralajmëruar një analist i sigurisë ndërkombëtare, Azriel Bermant.

Koreja mund të ndërmarrë vendime më të forta kundër Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve aziatikë si rezultat i luftës së fjalëve mes Presidentit Trump dhe liderit superm Kim Jong Un.

“Duke sulmuar dhe kryer ofendime personale mbi Kim Jong Un, koreanët do ta marrin këtë shumë personale. Kështu që do të detyrohen të ndërmarrin vendime ekstreme.” – u shpreh Bermant.

Eksperti i sigurisë tha se Trump shumë shpejt do ta ndjejë të nevojshme të ndryshojë retorikën e tij agresive kundër Koresë dhe Kim Jong Un.

Korea dhe SHBA prej kohësh kanë shkëmbyer fjalë kundra njëra-tjetrës, përpos provokimeve të vendit komunist duke kryer teste bërthamore, duke shtuar frikën e një Lufte të Tretë Botërore.

Presidenti Trump më herët këtë javë tha se Shtetet e Bashkuara do të një sjellin një seri sanksionesh të reja kundër qeverisë së Penianit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *