• |
ide | kryesore

Kryemadhi: Edi Rama po fsheh tre shefat e policisë në bashkëpunim me Tahirin

Lajme, Të fundit



Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaroi se Edi Rama po fsheh tre ish-shefat e policisë të cilët janë në kërkim që prej mbrëmjes së djeshme.

Në deklaratën para mediave pak minuta më parë, Kryemadhi u shpreh se Rama në bashkëpunim me Tahirin janë në dijeni të lëvizjeve të Sokol Bodes, Jaeld Çelës dhe Gjergj Kohilës, por po i fshehin ato nga frika se po u arrestuan do të flasin. Në një rast të tillë, sipas Kryemadhit, akuzat do të rëndonin mbi Edi Ramën.

“Me fshehjen që po i bën tre të akuzuarve po vërteton se po vijon të jetë pjese e bandave që kanë në pronësi drogen në Shqipëri. Ky veprim i sotëm është në vijim të mbrojtjes së bandave të drogës dhe tregon se perse nuk janë ndaluar dy vëllezërit Habilaj.

Askush më mirë se Rama nuk e di se ku fshihen të kërkuarit e drejtësisë. Rama me bashkëpunëtorin e tij Saimir Tahiri janë në dijeni të lëvizjeve dhe në dispozicion të fshehjes së tyre se kane frikë nëse ndonjë nga ata flet që do nxjerre në krye të corbës emrin e Edi Ramës. Njeriu që sot ka frikë më shumë se 3 policët e akuzuar por edhe se Haki Cako që janë njësoj të implikuar në bandat kriminale, ndaj sot më shumë se kurrë fronti ynë opozitar duhet të bashkojmë forcat dhe të shporrim këtë lloj politikani që është përlyer në pazare dhe trafiqe me banditë. Sot Rama dhe oborri i tij heshtin, por ta kenë të qartë se heshtja e tyre s’do i shëptojë dot nga fajësia që kanë.” – u shpreh Kryemadhi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *