• |
ide | kryesore

VIDEO/ Fantastik Skënderbeu, i shënon 3 gola Dinamos së Kievit

Sport



Skënderbeu ka bërë një ndeshje fantastike ndaj Dinamos së Kievit në një stadium të boshatisur në Elbasan Arena. Korçarët pësuan një gol të shpejtë, por shënuan 3 herë në portën e ukrainasve duke e përmbysur rezultatin.

Në minutën e 16-të Shigankov kaloi në avantazh Dinamon pas një aksioni model në krahun e majtë. Një minutë më pas Skënderbeu barazoi rezultatin me Sabjen Lilaj. Korçari lëshoi një predhë nga 25 metra. Topi u devijua nga një mbrojtës dhe përfundoi në rrjetë. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

Në minutën e 52-të Xhejms Adenij kaloi në avantazh korçarët, pas asistit me kokë të Souesë. Vetëm disa metra larg vijës fatale, nigeriani e ka shumë të lehtë ta dërgojë topin në rrjetë. 4 minuta më pas në të 56-tën ishte fantastik Ali Soue, i cili pasi mori një pasim nga Gavazaj, i vetëm me portierin, e shmangu këtë të fundit duke çuar topin në rrjetë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *