• |
ide | kryesore

Basha: Fatmir Xhafaj dekonspiroi aksionin e arrestimit të ish shefave të kanabisit!

Lajme, Të fundit



Sipas Lulzim Bashës, aksioni për arrestimin e tre ish shefave të policisë u dekonspirua nga vetë Fatmir Xhafaj. Sipas Bashës, Xhafaj është gati të bëjë gjithçka për të mbrojtur vëllain nga arrestimi dhe ekstradimi, pasi Agron Xhafaj është në kërkim ndërkombëtar për trafik heroine.
“Dekonspirimi u bë nga Fatmir Xhafaj me urdhër të Edi Ramës. Nuk mund të arrestoheshin Drejtori i Policisë së Vlorës, që për katër vite mbrojti vëllain e Fatmir Xhafajt, që është i dënuar dhe në kërkim për trafik droge dhe bridhte dhe bredh i lirë në Vlorë.
Si mund të ekzekutojë një urdhër-arresti, kur ka 4 vjet që nuk ekzekutohet urdhëri i arrestimit për të vëllain?” tha Basha duke akuzuar direkt Fatmir Xhafajn të përfshirë në mbrojtjen e ish shefave të policisë.
Basha kërkoi largimin e Edi Ramës, arrestimin e Saimir Tahirit dhe një veting të mirëfilltë në forcat e policisë si nisjen e një procesi pastrimi të politikës nga krimi.



10 Comments

  1. Historine e rruges se kombit e di e gjithe shqiperia. Madje shume mire e di drejtesia e kapur nga ty qe koh me pare por pse jo dhe tani te te fuste ne burg.

  2. Bobo me ca meret ky e me ca duam ne te meret ky qe eshte kryetar opozite. Po ca thua o bashe se kemi pritshmeri te tjera nga ty.

  3. Te kesh vrar edhe ne publik, dhe akoma te rrish nje figur politike, madje kryetar VETEM TURP qe ske ti dhe si rrjedhor do thuash cte te mbaj barku

  4. Pse nuk iken ne holland fare ky se realisht vetem deme i ka sjell shqiperi, imagjino te aspiroj per KM ky , na mori lumi.

  5. Pasi vrau sokol olldashin dhe azem hajdarin tani sala ka nxjer kte dordolecin qe te bej opoziten me fjalet e sales. Kte nuk ka shqiptar qe nuk e kupton.

  6. Shiti detin, vrau ne 21 janar, vrau sokol olldashin fjeti gjum ne bashki e na u zgjua tani bukuroshja e fjetur per te bere opozit. Nga dramat qe kan ndodhur ne partin e tij i duken drama gjithandej.

  7. Per t’u habitur!!! Sa here ka shkrime per minister Xhafen apo Haki Cakon, dmth police me shumice, del nje TIP qe perdor shume emra sikur te ishte kompjuter apo robot. Dhe thote ge njejten gje, por me emra bajate komentuesish, a thua se keto komente i lexojne robotw e jo njerez… Nderroni program, o police te mbaruar!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *