• |
ide | kryesore

FOTO/ Zbulohet cilët janë 2 partizanët që puthen në buzë në vitin 1944

Dossier

Një foto e publikuar nga Arkivat e Shtetit ku duken dy partizanë, që puthen në buzë, në ditën kur u shënua fitorja e partizanëve dhe çlirimi i Tiranës mori komente të shumta një vit më parë. Ish-drejtori i Arkivit në Ministrinë e Brendshme Kastriot Dervishi ka publikuar foton ballore të këtyre dy partizanëve me mbishkrimin “1944/ Puthja e burrave”.

“Para një viti kur u bë më shumë e njohur fotoja e puthjes buzë më buzë të dy partizanëve më 20 nëntor 1944 në Tiranë, të shumtë ishin kureshtarët që kërkonin të shihnin një foto tjetër të “çiftit”. Pasi çështja u konsultua me “veteranët” e luftës që në atë kohë kanë qenë 0-3 vjeç, nisur nga fakti se në muajin nëntor e kam zakon të nxjerr gjëra interesante në lidhje me temat e viteve të luftës, po publikoj edhe foton ballore të çiftit. 

Siç edhe shihet, takimi sa përmallues aq edhe erotik i çiftit është bërë në prani në një partizani të shkuar në moshë, si dhe në sy të një partizani të vockël kapelemadh. Ndërsa i moçmi është shastisur e sheh me habi, i vogli ka nisur të qeshë. Të dy burrat kanë vënë në punë duart e lira (të majtat), të cilat i kanë përdorur si morseta në krye, në mënyrë që puthja të ishte më e thellë dhe sigurisht më e ndjerë. Vendi i fotografimit është te rruga e Kavajës.

Kur partia po qëmtonte fotot nga koha e “lavdishme” e luftës, qatipët e saj vendosën që këto foto të mos ruheshin. Për këtë arsye këto filmat e këtyre fotove, kanë shenja kryqesh. Megjithatë, filmat i mbijetuan kohës – shkruan Dervishi. /lapsi.al/

3 Comments

  1. Si “zbulohet cilet jane dy palltixhanet qe puthen ne buze”, or te mençur kur nuk jepni emrat, apo “gazetari kazani”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu