• |
ide | kryesore

Gjykata gjermane dënon për korrupsion ish-kapitenin e kombëtares

F1, Sport



Tabloidi gjerman “Bild” ka publikuar 3 ditë më, parë një lajm që ka kaluar pa u vënë re në mediat shqiptare. Bëhet fjalë për ish-kapitenin e Kombëtares shqiptare Altin Lala i cili është dënuar me një gjobë të majme nga gjykata e Hanoverit.

Sipas “Bild”, Lala është dënuar me 17100 euro gjobë pasi i ka dhënë ryshfet një klubi qitjeje për të marrë lejen e mbajtjes së armëve. Ligji gjerman është mjaft i rreptë për marrjen e kësaj lejeje dhe parashikon një testimesh dhe provimesh, por Lala mesa duket ka menduar ta zgjidhë “si shqiptarët”.

Episodi ka ndodhur 2 vjet më parë dhe mësohet se Lala ka dhënë 300 euro ryshfet për të marrë certifikatën. Në korrik 3 persona u arrestuan. Shqiptari u dënua fillimisht me 22800 euro, por gjoba u ul në 17100 sepse ka pranoi akuzën, dorëzoi lejen dhe nuk ka pasur armë në zotërim. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. Hello colleagues, how is all, and what you want to say on the topic of this piece of writing, in my view its truly amazing in favor of me.|

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *