• |
ide | kryesore

Gjykata jep 30 ditë paraburgim për Albin Kurtin dhe 2 deputetët e tjerë të Vetëvendosjes

Lajme, Të fundit
albinkurti-640x409.jpg



Një gjykatë në Kosovë ka dhënë 30 ditë paraburgim për deputetët e Vetëvendosje Albin Kurtin, Albulena Haxhiun, Donika Kada-Bujupin.

Lajmi bëhet i ditur nga kreu i VV-së, Visar Ymeri, i cili me anë të një postimi në facebook tha: “Prapë Klani Pronto me shokë e paterica”.

“Persekutimi është i drejtuar kundër VETËVENDOSJE!-s”, – shkroi ai. Kurti u arrestua me forcë në hyrje të Kuvendit të Kosovës të premten.

Tre deputetët e Vetëvendosjes, Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe Donika Kadaj Bujupi akuzohen për hedhje gazi lotsjellës në Kuvendin e Kosovës dhe pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *